Cana mbush 32 vjeç, Lacio i bën dhuratë prishjen e kontratës

0
SHPËRNDAJE

Feston sot 32-vjetorin Lorik Cana. Ia ka uruar edhe profili zyrtar i Serie A në Facebook. Mirëpo si dhuratë duket se do të marrë një kontratë të majme në Katar. Rrugët mes tij dhe Lacio duken të destinuara për t’u ndarë. Sipas mediave afër klubit roman, mbrojtësi 32-vjeçar nuk është më në planet e trajnerit bardhekaltër, Pioli, prandaj është mjaft afër gjetjes së akordit për prishjen e kontratës. Kohët e fundit flitet se kapiteni kuqezi ka gjetur një marrëveshje me një klub nga Katari.

canaL
Në kampionatin italian, Cana është aktivizuar 82 ndeshje, duke shënuar 4 gola. Gjithsesi këto shifra nuk janë të mjaftueshme për të shmangur një largim që pritet të jetë çështje ditësh.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.