“Loro Boriçi”, Bashkia “ngrin” akordin me FSHF: Mbaroni punimet!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15036500_1535107593173233_8921328057817924016_n

Vijojnë përplasjet mes Bashkisë së Shkodrës dhe FSHF në lidhje me stadiumin “Loro Boriçi”. Bashkia e Shkodrës nuk do të ulet në tavolinën e bisedimeve me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur çështjen e administrimit të stadiumit “Loro Boriçi’ pa u mbaruar plotësisht punimet në impiant dhe përreth tij.

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka bërë të ditur dje se pavarësisht se ka marrë propozimin e FSHF për ndarjen e të ardhurave nga biletat në këtë impiant dhe mënyrën e bashkë-administrimit të tij në ndeshjet e Vllaznisë dhe Kombëtares, nuk do të ketë asnjë hap konkret për momentin. Sipas saj, vetëm kur të mbarojë gjithçka që është parashikuar të ndërtohet në projektin e stadiumit dhe ai të merret në dorëzim, atëherë do të zgjidhet edhe çështja e firmës së kontratës me FSHF.

Institucioni i futbollit i ka dorëzuar Ademit një propozim ku detajohen pikat se si do të administrohet impianti në të ardhmen. FSHF propozon që në rast bashkë-administrimi, ajo të përfitojë 40% të të ardhurave nga biletat për ndeshjet e Vllaznisë si në kampionat, ashtu edhe në Kupat e Europës.

Ndërkaq, FSHF do të përfitojë 100% të të ardhurave të siguruara nga ndeshjet e Kombëtares të cilat do të administrohen plotësisht nga institucioni në fjalë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.