“Loro Boriçi”, vendosen prozhektorët

0
SHPËRNDAJE

prozhektoret ne Loro BoriciNdërtimit të stadiumit “Loro Boriçi” tashmë vërtetë po i vjen fundi. Sot ka nisur puna për vendosjen e kullave të reja të ndriçimit dhe shumë shpejt edhe ky proces do të përfundojë.

Vendosja e tyre në fakt është planifikuar nga projektuesit, jo në vendet e mëparshme, por brenda perimetrit të stadiumit, dhe kuptohet që teknologjia e përdorur është krejt tjetër nga ajo e mëparshmja.

Me kryerjen edhe të këtij procesi, sigurisht që mbyllet edhe një tjetër detaj i këtij projekti madhor dhe tashmë kanë mbetur për t’u përfunduar edhe disa gjëra të tjera të vogla, si vendosja e tabelës elektronike, e portave dhe aksesorëve të tjerë të fushës, i sistemit të reklamave, arredimi i tribunës qendrore dhe dhomave të zhveshjes, apo dhe disa gjëra të tjera të vogla.

Ndërkohë, Ujësjellës-Kanalizime Shkodër prej ditësh ka nisur punën për lidhjen e tubacioneve të ujërave të bardha dhe të zeza të stadiumit me ato të qytetit dhe tashmë, edhe në këtë aspekt, gjërat po shkojnë drejt fundit.

Në këto rrethana, edhe këto procese pritet të përfundojnë shpejt, por me siguri që inaugurimi i stadiumit do të bëhet në fund të gushtit, ose në fillim të shtatorit, me ndonjë ndeshje ndërkombëtare të kombëtares sonë.

© telesport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.