Lothar Matthaus: Ky Inter është për turp

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Serie A/ Kritika të ashpra vijnë në drejtim të trajnerit te Interit, Roberto Mancini, por gjithashtu edhe në drejtim të presidentit zikaltër Eric Thohir. Ka qënë Lothar Matthaus ai që e folur ashpër kundër drejtuesve më të lartë të ish ekipit të tij Inter. Gjermani në fillim e nisi me çështjen Shaqiri: “Mancini nuk ka pasur kurrë besim tek Shaqiri. Nëse e merr një lojtar si ai në ekip, duhet patjetër që t’a bësh të luajë. Nëse nuk ka besimin e trajnerit, një lojtar nuk mund të luajë dhe të japë më të mirë nga vetja, dhe kjo është logjike. Për shkak të mungesës së besimit, ky lojtar nuk arriti dot të tregonte më të mirën tek ky ekip. Nuk e kuptoj sjelljen e këtij trajneri, pasi nëse unë do të isha investitor do të kërkoja llogari përse ndodhin këto gjera.”- u shpreh Matthaus për zvicerianen Blick.

image
Më tej legjenda e Interit kapet edhe me gjëndjen që po kalon ekipi zikaltër duke u shprehur akoma më ashpër për drejtuesit e klubit:” E gjitha kjo që po ndodh ështe pasojë e një pune pa logjikë. Interi tashmë është për turp, pasi kjo punë e keqe është shkaku ajo që po ndodh me këtë ekip prej dy vitesh. Nëse vazhdon kështu do të rrezikojë të mos jetë më kurrë i suksesshëm si ekip. Inter ndodhet në një situatë të turpshme, dhe përgjegjësit kryesorë janë drejtuesit e ekipit.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.