Louis van Gaal: Dal në pension në 2017

0
SHPËRNDAJE
Loading...

1202899-25128168-1600-900
Louis van Gaal

Trajneri i njohur Louis van Gaal ka befasuar disi teksa ka deklaruar se nuk do t’ja dijë për shumën që mund ti ofrohet pasi i ka premtuar bashkëshortes se puna e tij në fushën e futbollit do të marrë fund përgjithnjë në vitin 2017.

“Po, do ta lë në vitin 2017”, thotë trajneri hollandez. “Ja kam premtuar bashkëshortes sime. Nuk është se na kanë ngelur edhe shumë vite për të shijuar bashkë. Kjo është e gjitha”.

“E kam thyer premtimin më parë, më duhet ta pranoj. Kur u njoha me të në fillim, i thashë se do ta lë futbollin në moshën 55 vjeçare. Javës tjetër bëj 64 dhe vazhdoj të punoj.”

“Kam arritur gjithçka. Kam qenë në Hollandë, në vendin tim. Më pas në Spanjë e  Gjermani ku kanë liga fantastike. Kam marrë pjesë në Botërorë e Europianë”.

“Të shkoj në Katar për shuma të mëdha? Jo, duhet ti kushtohet vëmendje edhe familjes”, vazhdon trajneri van Gaal ndërsa ndër të tjera lavdëron edhe sir Alex Ferguson për karrierën e tij dhe ndihmën që ka marrë prej tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.