“Luanët e pamposhtur” shkojnë në finale pas 15 vjetësh

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kupa e Afrikës / “Luanët e pamposhtur” shkojnë në finalen e Kupës së Afrikës. Kameruni arrin Egjiptin në aktin final të turneut pasi mposhtu 2-0 Ganën në Franceville falë golave të Ngadeiu-Nagdjiu dhe Bassogog.

Një fitore e merituar me skuadrën e Broos që arrin finalen pavarësisht se nuk konsiderohej aspak favorite në vigjilje të sfidës. Për Ganën është disfata e katërt në gjysmëfinale në 6 pjesëmarrjet e fundit, ndërsa Kameruni rikthehet të luajë një finale që i mungonte prej plot 15 vjetësh.

Pjesa e parë e ndeshjes foli për Kamerunin me Affuol që pas 8 minutash nëutralizoi një goditje me kokë të Teikeu. Gana ja doli ti rezistonte presionit duke rrezikuar në fundin e fraksionit me Atsu dhe Jordan Ayeë ndërsa në fillimin e pjesës së dytë tentoi me një goditje dënimi të Ëakaso dhe një goditje nga jashtë zonës të Partey.

Ndeshja u zhbllokua nga një gol i qendërmbrojtësit të Slavias së Pragës Ngaddeu-Ngadjiu që shfrtëzoi një devijim të topit nga Bpye në daljen e Razak.
Reagimi i Ganës nuk mungoi me Jordan Ayeë që ishte vetëm një ghap larg barazimit, me trajnerin Avram Grant që provoi gjithcka duke futur në lojë edhe Asamoah Gyan për të përforcuar sulmin, pro në fund ishte Kameruni që gjeti edhe golin e dyfishimit, me një kundërsulm perfekt të finalizuar nga Bassogog

S'KA KOMENTE

Comments are closed.