Luani në fushë…

0
SHPËRNDAJE

partizani

Partizani dhe Skënderbeu kanë filluar të luajnë në media. Në fillim është drejtorit Dervishi që i hap derën kapitenit Shkëmbi, i lënë pas dore disi nga trajneri Mirel Josa. Ndërkohë që më vonë kundërsulmon Partizani, para-kontratë me Mazrekajn dhe Bathën. Ndërkohë që Partizani sipas lojës mediatike, kërkon edhe Latifin.

Edhe dikush që shkon në stadium 1 herë në vit e di mjaft mirë se tani nuk është koha për merkato. Këto taktika janë vërtetë të shpifura nga të dyja krahët, edhe pse janë të njohura në botën e futbollit, por për hirë të realitet janë pak jashtë mode.

skenderbeuKur mendon bukurinë e fushës së lojës, sigurisht të duket shumë e shpifur kjo lojë mediatike e të dyja kampeve. Më shumë luajnë në facebook, gazeta dhe televizione. Mbase në këndvështrimin e tyre duket diçka e drejt, apo e saktë. Por nuk është ashtu.partizani-skenderbeu

Gjithsesi, ata e kanë në dorë situatën pasi drejtojnë skuadrën dhe mund të bëjnë ç’të duan, siç edhe çdo portal apo media ka të drejtën e tij dhe mund të bëjë çdo kritik ndaj një loje që ende pa nisur kërkon të provokohet apo acarohet dhe ata që e vuajnë janë lojtarët në fushën e lojës, pasi drejtuesit, dikush nga tribuna, e dikush nga pankina, dredhin tespiat dhe shikojnë ndeshjen pa lëvizur vendit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.