Lucescu: Adriano, goditje e shkëlqyer e Milanit

0
SHPËRNDAJE

imageSerie A/ Trajneri i Shkahtar Donetsk, Mirce Lucesku është i bindur se Milan ka bërë nje goditje të madhe në merkato me afrimin e sulmuesit Luiz Adriano. Sipas tij, sulmuesi brazilian i ka të gjitha aftësitë për të qënë një lojtar i Milanit, dhe të jape shumë për këtë skuadër. “Milan ka bërë një goditje të shkëlqyer me afrimin e tij, pasi kanë siguruar nje “top player”. Besoj se futbolli italian do t’a bëjë Adrianon që te tregoje vlerat e tij, dhe gjithashtu të rritet edhe profesionalisht për të garantuar një vënd në kombëtaren e Brazilit. Është një lojtar që nuk dëmtohet thuajse kurrë, mjaft i fuqishëm që shfaqet shumë brënda zonës. Edhe pse nuk është shumë i gjatë, është mjaft i fortë në luftën në ajër. Për Milanin është një goditje e madhe, ndërsa për ne fatkeqsisht një largim mjaft i dhimbshëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.