Luftëtari, 3 mungesa kryesore për ndeshjen ndaj Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE

15284116_1191144540964702_4889465554906005862_nLuftëtari do të luajë ditën e shtunë një ndeshje tepër delikate ku do të përballet me Vllazninë në “Loro Boriçi”. Skuadra gjirokastrite vijon përgatitjet për këtë sfidë të vështirë, por i duhet të bëjë llogaritë me tre mungesa të rëndësishme.

Edhe këtë javë për arsye dëmtimi do të mungojnë mesfushorët Albano Aleksi dhe Eduart Rroca, por trajnerit Mladen Milinkoviç i duhet të plotësojë mungesën e mbrojtësit Orjand Beqiri, i cili krijon një boshllëk të madh. Ka qenë Liçaj që ka plotësuar deri më tani mungesat në mbrojtje, ndërkohë që shqetësimet janë sidomos në mesfushë.

Pritet që trajneri Milinkoviç ndaj Vllaznisë t’i kthehet skemës, 4-3-2-1, duke e kërkuar lojën sulmuese jo vetëm te “pyka”, por edhe prej mesfushorëve të krahut, sidomos nga Bregu dhe Abazaj. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.