Luftëtari, 3 rikthime për ndeshjen ndaj Tiranës

0
SHPËRNDAJE

Luftëtari ka vijuar sot përgatitjet për ndeshjen e së dielës ndaj Tiranës. Nga fitorja në ndaj Teutës, bluzinjtë kanë humbur shërbimet e lojtarit, Oltion Rapa, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve.

Mirëpo, lajm i mirë për trajnerin Mladen Milinkoviç është rikthimi i tre titullarëve me shumë peshë në kampin bluzi: mbrojtësi Lejdi Liçaj dhe sulmuesi Reginaldo, që munguan për shkak kartonësh. Rikthimi i mbrojtësit Liçaj dhe sulmuesit Reginaldo janë një ogur i mirë për të synuar sërish fitoren me bardheblutë.

Një lajm i mirë për Luftëtarin është edhe riaftësimi i mesfushorit Behar Ramadani, i cili do të jetë gati kundër Tiranës. Ndeshja Luftëtari-Tirana do të luhet ditën e dielë, duke nisur nga ora 14:00 në stadiumin “Gjirokastra” dhe do të transmetohet në SuperSport. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.