Luftëtari bën përforcimin e parë, zyrtarizohet Eri Lamçja

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skuadra e Luftëtarit ka kryer afrimin e parë në merkaton e dimrit, teksa gjirokastritët kanë përforcuar ekipin e tyre me sulmuesin e talentuar, Eri Lamçja.

Këtë lëvizje e ka konfirmuar vetë klubi i Luftëtarit në faqen zyrtare në Facebook, ku ka postuar dhe fotot nga prezantimi i lojtarit. Lamçja ishte pjesë e Teutës që në sezonin e shkuar dhe deri në fillim të këtij muaji kur shkëputi marrëdhenien kontraktuale me durrsakët.

Tashmë, sulmuesi do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij, teksa Luftëtari ka treguar besim të madh te Lamçja duke qenë se ka firmosur me të një kontratë 3-vjeçare.

Tanimë, as zyrtarizimit të mbrojtësit Simon Rrumbullaku te Kukësi, kjo është lëvizja e dytë në merkato për ekipet e Superiores. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.