Luftëtari dhe Korabi drejt Superiores, plas grushti në Pogradec

0
SHPËRNDAJE

Korabi arrin të bëjë një ndeshje të madhe duke mposhtur në fushën e tij Kastriotin me rezultatin 1-0. Ka mjaftuar një gol i Gurit dhe tashmë skuadra dibrane i merr vendin e parë asaj krutane duke qenë vetëm 90 minuta larg Superiores. Ndërkohë në fund të ndeshjes ka patur tension teksa lojtarët janë goditur me grushta mes tyre. Ja rezultatet në Grupin A

Grupi A

Besëlidhja-Mamurrasi 6-7
Korabi-Kastrioti 1-0
Erzeni-Ada 4-5
Kamza-Iliria 0-1
Besa-Burreli 0-1

Ndërkohë ndeshja tjetër vendimtare mes Pogradecit dhe Luftëtarit u mbyll me shifrat 1-1. Ky rezultati i lë të pandryshuara vendet në renditje teksa tashmë skuadra gjirokastrite mbetet vetëm 1 fitore larg Superiores. Ja rezultatet në Grupin B

GRUPI B

Apolonia-Elbasani 2-3
Pogradeci-Luftëtari 1-1
Lushnja-Turbina 0-2
Sopoti-Butrinti 4-0
Shkumbini-Dinamo 4-3

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.