Luftëtari dhe Skënderbeu, dy transferta radhazi

0
SHPËRNDAJE

1939976Pas dy ndeshjeve në transfertë, fillimisht në Laç dhe dje në Gjirokastër, Skënderbeu do të luajë të dielën sërish jashtë fushe, këtë herë në Shkodër kundër Vllaznisë. Por, udhëtimet e korçarëve nuk mbarojnë me kaq, pasi për llogari të javës së 15-të do të luajnë më 9 dhjetor kundër Teutës në Durrës. Rikthimi në Korçë është më 15 dhjetor kundër Tiranës.

Ndërkohë, përveç bardhekuqeve, edhe Luftëtarin tashmë e presin dy transferta radhazi. Pas katër barazimeve në shtëpi, gjirokastritët do të luajnë këtë të dielë në Laç, ndërsa më 10 dhjetor do të udhëtojnë drejt Shkodrës për të sfiduar Vllazninë.

Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për gjirokastritët, pasi luajnë ndaj skuadrave që luftojnë për mbijetesë. “Finalja” e parë është këtë javë në Laç, ku gjirokastritët shkojnë në këtë sfidë me 4 pikë më shumë se rivali. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.