Luftëtari i ri/ 2 goditje, Bedri Greca dhe Taulant Kuqi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Bedri Greca dhe Taulant Kuqi janë lojtarë të lirë për momentin, pasi janë larguar respektivisht nga Kukësi dhe nga Flamurtari.

Ditët e fundit kanë sjellë të reja për të dy këta futbollistë, që pritet të zyrtarizojnë të ardhmen e tyre, duke nënshkruar kontratat pas arritjes së akordit me skuadrën e Luftëtarit, sikurse raporton “Panorama Sport”.

Greca luan si mesfushor i majtë dhe te bluzinjtë kanë besim se do të bëjë mirë, ndërkohë vlonjati Taulant Kuqi është një “xhol”, pasi mund të luajë në qendër të mbrojtjes dhe në mesfushë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.