Luftëtari/ Kemi refuzuar disa oferta për Abazaj dhe Bregu. Nuk kemi ofertë nga Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Kristal Abazaj dhe Dejvi Bregu janë dy futbollistë që kanë qenë në qendër të vëmendjes në merkato, duke pasur oferta të shumta, por klubi i Luftëtarit deri më tani nuk ka pranuar asnjë ofertë.

Së fundmi ka pasur sërish zëra për interesimin e Skënderbeut për Abazajn, por është presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, ai që tregon ofertat për xhevahirët e tij dhe mundësitë për tu transfeuar në këto momente.

“Nuk ka ardhur asnjë ofertë në klub nga Skënderbeu. Edhe nëse vjen, nuk bëhet fjalë që të shesim Bregun dhe Abazajn në këtë moment. Dy javë më parë refuzuam ofertën e Asteras Tripolis. Gjithashtu edhe një skuadër kroate na bëri një ofertë zyrtare, duke kërkuar në paketë Bregun dhe Abazajn, por e refuzuam”, ka thënë Tavo në Panorama Sport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.