Luftëtari/ Lojtarët bojkotojnë, klubi i gjobit. Kush ka të drejtë?!

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Bojkoti i stërvitjes nga futbollistët e Luftëtarit bëri që në Gjirokastër të shpërthejë një çështje, që ka kohë që diskutohet. Arsyeja për të bojkotuar është shumë e fortë dhe, edhe pse futbollistët nuk e thonë me gojën e tyre, kanë muaj që nuk paguhen. Klubi i ka gjobitur për atë çfarë ndodhi dje. Kusha ka të drejtë? Lojtarët apo drejtuesit? Logjika është e thjeshtë, një lojtar i paguar, nuk ka pse bojkoton.

Presidenti Grigor Tavo ka thënë se ekipi është paguar, por një tifoz bluzi u shpreh për “minuta90.com” se lojtarët kanë marrë pak ditë më parë vetëm nga 200 mijë lekë secili, ndërkohë që kanë 3 muaj pa u paguar.

Qesharake… Çfarë do të ndodhë? Pasditja e sotme pritet të hedhë më shumë dritë. Pritet stafi i ri dhe ka fjalë për një trajner rumun, por asgjë zyrtare. Disa lojtarë mësohet se kanë ikur në shtëpi dhe mbetet për t’u parë, nëse Luftëtari do të stërvitet sot apo jo.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.