Luftëtari, mbërrijnë ofertat e para për sulmuesin kryesor

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Luftëtari i sezonit të ri pritet që të nisë punën shumë shpejt për të rinisur aventurën e Kategorisë Superiore. Gjirokastritët zhvilluan një kampionat mjaft të mirë, ku spikatën disa lojtarë, për të cilët tashmë ka edhe oferta.

Burime të sigurta të minuta90.com bëjnë me dije se, për sulmuesin nga Mozambiku, Reginaldo, kanë mbërritur ofertat e para në klub. Nga sa mësohet, ekipet që kanë bërë oferta janë të kampionatit shqiptar, por nuk bëhen me dije emrat e skuadrave.

Gjithashtu, të njëjtat burime konfirmojnë se asnjë prej futbollistëve gjirokastritë, që janë nën kontratë me Luftëtarin, nuk do të lejohet të lëvizë brenda kampionatit shqiptar. Përjashtim mund të bëjnë vetëm ofertat që do të vijnë nga jashtë vendit, por brenda kampionatit transferimet janë të “bllokuara” dhe e njëjta gjë vlen edhe për sulmuesin e Kombëtares së Mozambikut.

Reginaldo ka luajtur me Luftëtarin plot 2635 minuta, duke arritur të shënojë 7 gola. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.