Luftëtari merr ofertë 80 mijë euro për mbrojtësin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14917183_573105719550495_2901833290257805705_oKlubi i Luftëtarit ka marrë ditën e djeshme një ofertë zyrtare për mbrojtësin, Edy Boyom. Të paktën, kështu shkruan “Panorama Sport” ditën e sotme.

Pas këtij lajmi, minuta90.com u interesua dhe mësoi se gjatë ditëve të fundit, presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, ka qenë në Athinë, për të diskutuar më konkretisht me drejtuesit e klubeve të interesuara. Bëhet fjalë për skuadrën greke, Levadhiakos dhe atë qipriote, Apollon Limasoli, që militojnë të dyja në Superligat e shteteve respektive.

Burime të sigurta të minuta90.com mëson se Apollon Limalosli, ku dikur kanë luajtur edhe ish-lojtarët e Kombëtares Shqiptare si Rudi Vata, Klodian Duro dhe Isli Hidi, ka ofruar 80 mijë euro për blerjen e kartonit. Ndërsa oferta e Levadhiakosit mësohet se është disa herë më e vogël. Burime të sigurta të minuta90.com pranë klubit gjirokastrit pohojnë se Luftëtari kërkon minimalisht 100 mijë euro.

Në ditët në vijim, pritet të qartësohet edhe e ardhmja e mbrojtësit të Luftëtarit, Edy-Nicolas Boyom. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.