Luftëtari, Milinkovic: Fitore ndaj Flamurtarit

0
SHPËRNDAJE

Luftëtari kërkon të kthehet te fitorja në kampionat, pas një muaji kalendarik. Nga suksesi me Tiranën në javën e tetë, për të vijuar me barazimin ndaj Partizanit në shtëpi, në Gjirokastër janë optimistë. Përpara sfidës së mbijetesës me Flamurtarin, trajneri Mlladen Milinkoviç beson te forca e të tijve.mladen-milinkovic

Mlladen Milinkoviç: “Nuk mendoj që Luftëtari ka luajtur mirë vetëm përballë skuadrave të mëdha, por jemi paraqitur mirë edhe në ndeshjet e tjera, ku mund të përmend sfidën me Teutën. Në dhjetë ndeshje që kemi zhvilluar deri më tani, ndoshta nuk jemi paraqitur në nivelin tonë në përballjet me Korabin dhe Flamurtarin. Në startin e kampionatit kemi patur luhatjet tona në lojë, por duke nisur nga java e tetë përballë Tiranës jemi paraqitur mirë dhe që loja në nivele të tilla të vazhdojë edhe kundër Flamurtarit.”

Edhe pse në dijeni të problemeve financiare të Flamurtarit, Milinkoviç tregohet i kujdesshëm dhe vlerëson vlonjatët, megjithatë thekson se objektivi i vetëm i Luftëtarit mbeten tre pikët.

Mlladen Milinkoviç: “Flamurtari ka treguar se është një prej skuadrave më të forta. Pavarësisht se mund të kenë probleme të tjera brenda klubit, përsa i takon skuadrës, bëhet fjalë për një ekip mjaft të mirë. Megjithatë ne futemi në çdo ndeshje për të fituar dhe presim të marrim tre pikët. Ndeshja e fundit tregoi sesa të rëndësishëm janë tifozët për ne dhe sa e ndihmojnë ata skuadrën. Mund t’u premtoj mbështetësve se lojtarët do të japin maksimumin e tyre për të fituar.”

Për sfidën e kësaj të diele në orën 14:00, te Luftëtari nuk janë në dispozicion mesfushori Ledio Luçaj i skualifikuar me kartonë dhe mesfushori nga Venezuela, Montero që gjatë gjithë javës vuajti nga një virozë gripale.

/Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.