Luftëtari ndaj Laçit pa mesfushorin Behar Ramadani

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15168743_1168522903226866_8917486346424899975_oLuftëtari në ndeshjen me Laçin do të vuajë mungesën e tre mesfushorëve të rëndësishën. Pas dy lojtarëve si Eduart Rroca dhe Albano Aleksi të dëmtuar, një tjetër mungesë e rëndësishme do të jetë dhe ajo e futbollistit shkatërrues, Behar Ramadani që është i skualifikuar.

Në “Adush Muça” në fazën e parë ishte pikërisht Ramadani autori i golit të fitores minimale 1-0, realizuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutat shtesë. Megjithatë, trajneri Milinkoviç ka një grup të kompletuar në dispozicion dhe do të gjejë zgjidhjet për këtë ndeshje delikate.

Një pikë mund të konsiderohet pozitive në këtë ndeshje, duke parë se kundërshtari në fushën e tij bën lojë të mirë. Ndërkohë, skuadra e Luftëtarit ka nisur përgatitjet për këtë përballje dhe trajneri Milinkoviç po mendon për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë, duke menduar më shumë për skemën që do të aplikojë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.