Luftëtari nuk duron më, akuza të rënda edhe për FSHF

0
SHPËRNDAJE

Duket se u mbush kupa për Luftëtarin. Që nga java e parë ndaj Partizanit dhe deri më sot ndaj Kukësit ata ndihen të penalizuar nga gjykimi.

Pas barazimit ndaj Kukësit në fushën e tyre, skuadra e Luftëtarit ka bërë një reagim publik për penalizimet që po i bëhen. Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, klubi gjirokastrit vë në dukje ndëshkimet e shumta dhe të paqena nga ana e arbitrave. Luftëtarin ngre zërin edhe ndaj FSHF ku i kërkon të marrë masa ndaj arbitrave. Ja postimi i tyre i plotë:

LUFTETARI dha nje mesazh te qarte per te gjithe tifozet dhe aktoret e futbollit qe ndjekin futboll ne Shqiperi. Qe ne javen e pare me Partizanin dhe deri ne ndeshjen e fundit me Kukesin sot kane akorduar ndaj nesh shume ndeshje dukshem tendencioze.

Asnje nuk i denon keto akte te turpshme teatrale kur keto favore behen per skuadrat e tyre ndersa kur i mohohet ndonje penallti apo i bie dicka ne kuriz nuk lene Tv pa dale e akuza pa bere. Bertasin me te madhe dhe deklarojne publikisht per arbitra te caktuar si te padeshiruar per ta. Ne jemi ne mesin e tabeles pas gjithe ketij kalvari.

Pra me nje matematike te thjeshte nese sdo na kishin cenuar periodikisht do ishim ne zonen qe te dergon ne Europe dhe nese do ishim te preferuarit e FSHF pse jo dhe kampione dimri si Kukesi sot dhe pa surprizim dhe ne fund.

Denoncojme nje turp te perseritur qe behet ndaj nesh dhe nje turp te vazhdueshem cdo jave duke favorizuar ekipet qe duan keta. Po prishni fitbollin dhe keni larguar tifozet nga shkallet e stadiumit. Turp!

Luftetari e tregoi veten me se miri dhe beri nje perfaqesim dinjitoz brenda limiteve qe ka. Ne jemi ekipi me i forte ne superlige dhe me te zotet ne fushe. Ne vend te pare sna lini ju as sot as neser. Ky eshte fakt.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.