Luftëtari, provë zjarri për Agostinelin!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

AgostineliSot Skënderbeu do të luajë në Gjirokastër ndaj Luftëtarit. Ambjenti në rradhët e kuqebardhëve nuk është aspak i qetë, pavarësisht se fitorja me Lacin është përdorur si perde për të mbuluar amullinë në rradhët e kampionëve në fuqi.

Trajneri Agostineli rrezikon postin e tij në rast se Skënderbeu nuk do të fitojë sfidën. Në ambjente konfidenciale të klubit korcar ka përplasje të shumta, por trajneri është epiqendra kryesore e problemeve në lojë dhe në menaxhimin e grupit.

Edhe pse gjendet në krye të klasifikimit, italiani për momentin ndodhet në “fije të perit” dhe fatet e tij varen shumë nga këmbët e lojtarëve në fushën e blertë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.