Luftëtari, punime të tjera në stadium

0
SHPËRNDAJE

Pas inagurimit të stadiumit të Gjirokastrës në ndeshjen Luftëtari–Partizani, të tjera ndërhyrje pritet të bëhen më atë impiant. Këtë gjë e bën publike sekretari i klubit bluzi, Gentian Nora i cili për mediat vendase është shprehur se rikonstruksioni i stadiumit është vetëm fillimi i projektit të Bashkisë Gjirokastër:

“Puna e bërë deri më tani është vetëm fillimi i një pune të nisur nga Bashkia e qytetit të Gjirokastrës. Shumë shpejt infrastruktura e stadiumit ‘Gjirokastra’ do të ketë një pamje krejtësisht tjetër nga ajo tani”, është shprehur fillimisht Nora.

Më tej zyrtari i lartë i gjirokastritëve theksoi faktin se ka mbetur i kënaqur nga interesimi i tifozëve pas rikthimit gë skuadrës të luajë në “shtëpi” ku shtoi faktin se do të rikonstruktohem edhe fushat e vjetra të sportit:

“U rikthyem të luajmë në fushën tonë, por ende do të përpiqemi të plotësojmë kuhstet e kërkuara nga FSHF në 100%. Po ashtu ndihemi mjaft mirë nga interesimi që tifozëria vendëse ka skuadrën e Luftëtarit.”

“Ne nuk do të mjaftohemi me kaq. Do të ndërhyjmë në përmirësimin dhe rregullimin e infrastrukturës së ‘Fushës së Vjetër’. Do të kryhet restaurimi i ambienteve të ‘Fushës së Vjetër’, po ashtu edhe ngritja e shkallëve rreth fushës.”

“Gjithashtu do të restaurohet totalisht edhe fusha sportive e Derviçanit, pasi dihet që është një ambient ku stërviten disa ekipe të grupmoshave”, kanë qenë fjalët e Norës. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.