Luftëtari refuzon 100 mijë euro për Bregun

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja / Luftëtari ende nuk ka nisur nga puna, por në drejtim të gjirokastriteve ka arritur një ofertë e rëndësishme për Dejvi Bregun.

Sulmuesi anësor i Luftëtarit, autor i 9 golave sezonin e shkuar, është kërkuar nga një ekip austriak, por presidenti Tavo e ka refuzuar ofertën.

Nuk bëhet fjalë për një shifër të vogël, pasi sipas “Supersport” janë ofruar 100 mijë euro për kartonin e tij dhe 20% të vlerës së kartonit në rast se shitet përsëri.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU