Luftëtari refuzon ofertat nga Belgjika dhe Austria për Bregun

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Luftëtari i sezonit të ri do të ndryshojë pak ose aspak nga ai disa muajve më parë kur e mbylli Kategorinë Superiore në vendin e katërt.

Pavarësisht mungesës së një trajneri pas largimit të Milinkovic, klubi gjirokastrit nuk ka aspak ndërmend të privohet nga talentet, të paktën në mungesë të ofertave të rëndësishme nga jashtë vendit. I tillë është rasti i sulmuesit Dejvi Bregu, i cili nuk do të transferohet në një klub shqiptar pasi dëshira e presidentit Tavo është largimi i tij vetëm jashtë vendit për një ofertë të konsiderueshme. Gjatë javëve të fundit në adresë të klubit ka mbërritur një ofertë nga Belgjika që është kthyer menjëherë mbrapsht, ndërsa sinjalet më të rëndësishme për 23-vjeçarin i ka dhënë Mattersburg.

Austriakët kanë ofruar 100 mijë Euro dhe 20 % të kartonit të tij në pronësi të bluzinjve. Një ofertë që është studiuar nga klubi jugor por është refeuzuar pasi u konsiderua e pamjaftueshme. Në këtë mënyrë, Luftëtari mban në skuadër të paktën momentalisht, një nga lojtarët më të rëndësishëm duke premtuar se edhe sezonin e ardhshëm do të prezantohet me një skuadër solide.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.