Luftëtari tjetër hap fals në shtëpi

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Luftëtari ngec sërish në shtëpi. Skuadra e Hasan Likës ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj skuadrës së Laçit. Gjirokastritët e nisën furishëm ndeshjen, teksa gjetën golin e avantazhit që në minutën e 3, Kristal Abazaj dërgoi topin në rrjetë pas një pasimi fantastik të Bregut.

Laçi reagon pas pësimit të golit, teksa Rexhinaldo dhe Nika shfaqen disa herë të rrezikshëm në portën e Ruçit. Në fraksionin e dytë të ndeshjes Luftëtari nuk arrin të shfrytëzojë kundërsulmet me Bregun, i cili shpërdoron dy mundësi të mira. Në minutat e fundit të ndeshjes pas një presioni të skuadrës kurbinase, Gjoni gjen golin e barazimit pa snjë aksioni të gjatë brenda zonës.

Luftëtari është në vendin e 8 me 9 pikëve pas 11 javësh, ndërkohë që Laçi ngjitet në kuotën e 15 pikëve. /vipsport.a/

LUFTETARI-LACI 1-1

Abazaj 3′ Gjoni 87′

Luftëtari-Laçi

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Beqiri, Zeqaj, Zguro, Ramdani, Aleksi, Rroca (Rapo 67′), Bregu (Bregu 79′), Abazaj, Lamçe (Janku 85′). Trajner: Hasan Lika

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shala (Xhixha 56′), Bardhi, Jonuzi, Eskerda (Kallaku 79′), Nika, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

Kartonë të verdhë: Beqiri 45+1′ / Gjoni 33′ Nika 91′

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Ilir Tartari, Gernat Qirici, Emirion Sino

S'KA KOMENTE

Comments are closed.