Luftëtari transferon ish lojtarin e Flamurtarit

0
SHPËRNDAJE

Kategoria Parë/ Skuadra e Luftëtarit ka bërë një merkato tepër cilësore në këtë muaj duke afruar lojtarë me peshë që do t’a ndihmojnë këtë ekip të arrijë objektivin. “Qershia mbi tortë” e merkatos ka qenë lëvizja e ditës së sotme, teksa tek gjirokastritët është afruar ish lojtari i Flamurtarit, Dejvi Bregu. Pas largimit nga skuadra vlonjate pak ditë më parë, lojtari nuk ka humbur kohë për të gjetur një ekip të ri për të vazhduar karrierën e tij. imagePadyshim që kalimi i tij tek Luftëtari është një lajm i mirë për këtë skuadër, pasi dihen vlerat e Bregut që ka luajtur jo pak në dy sezonet e fundit tek Flamurtari pas problemeve me largimet e lojtarëve tek kjo skuadër. Tashmë një aventurë e re ka filluar për talentin vlonjat, që do të kërkojë të bëjë në Gjirokastër atë që nuk bëri dot në Vlorë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.