Luftëtari u rikthehet përgatitjeve dhe hedh sytë nga merkatoja

0
SHPËRNDAJE

15094481_1169532776459212_973141436568596906_nPas një dite pushim, dje Luftëtari u është rikthyer përgatitjeve për ndeshjen e radhës, atë me Korabin, që do të luhet të shtunën në stadiumin “Gjirokastra”. Rikthimi i mbrojtësit Lejdi Liçaj pas skualifikimit, si dhe kalimi i kondicionit fizik të mesfushorit Montero i japin mundësinë trajnerit Milinkoviç që të ndërtojë formacionin ideal.

Jo vetëm kaq, por Luftëtari kërkon të përforcohet në merkaton e janarit, dhe një nga objektivat e tyre është që të afrojnë një fantazist.

Pas lajmit të “Sport Ekspres”, minuta90.com u interesua dhe mësoi se drejtuesit gjirokastritë kanë bërë ofertat e tyre për dy lojtarë të Flamurtarit.

Njëri është mesfushori Hair Zeqiri, ndërsa emri i lojtarit tjetër nuk dihet ende. Gjithçka ka ndodhur pas ndeshjes Luftëtari-Flamurtari, e luajtur të dielën në Gjirokastër. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.