Luftëtarit i rikthehet stafi teknik

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja / Presidenti i Luftëtarit ka arritur të rikthejë trajnerin Milinkoviç dhe drejtorin e klubit, Gentian Nora, në detyrat e tyre, pas dorëheqjes që ata dhanë në fundjavë, si shkak i padrejtësisë së radhës në Kategorinë Superiore.

Edhe pse shoku për rezultatet negative, që gjirokastritët pretendojnë se kanë ardhur më së shumti nga arbitrat dhe gjykimi tendencioz, situata e rëndë psikologjike për ekipin surprizë të Superiores, ende nuk ka kaluar.

Cilido tifoz që ka pasur dyshime se Luftëtari ka toleruar, apo më keq, ka shitur ndeshje, presidenti Tavo i bën thirrje të besojë në ndershmërinë e klubit.

Ndeshja e radhës e Luftëtarit do të jetë të shtunën e 22 prillit, ndaj Korabit, një përballje mes dy ekipeve të ngjitura këtë vit në Superiore, por me dibranët që kanë pasur një fat të ndryshëm nga gjirokastritët.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.