Luhet java e dytë e Premier League, ja rezultatet edhe me supriza

0
SHPËRNDAJE

imagePremier League/ Ashtu siç dihet kampionati Anglez i Premier League cilësohet si më i forti në botë, dhe jo më kot e ka këtë emër. Është i vetmi kampionat në botë ku nuk ka shumë dallim nga ekipet e mëdha me ato të vogla. Mjafton të shohësh edhe rezultatet e ndeshjeve për t’u bindur mbi këtë gjë. Pasi u mposht në javën e parë nga Manchester United, Tottenham e pa veten në avantazh të dyfishtë në përfundim të pjesës së parë ndaj Stoke City, por nuk arriti dot t’a fitonte ndeshjen pasi “The Potters” arritën të barazonin shifrat në fundin e takimit, duke i mohuar kështu fitoren e parë lojtarëve të drejtuar nga Pochetino dhe duke mbyllur sfidën në 2-2.

Ndeshja Tottenham-Stoke 2-2
Ndeshja Tottenham-Stoke 2-2

Po ashtu edhe West Ham, i cili në javën e parë arriti të fitonte në “Emirates” përballë Arsenalit, këtë javë u humbi përballë ekipit të Leiçester City me rezultatin 1-2. “The Hammers” e nisën si favoritë takimin, por e panë veten në disavantazh të dy golave në pjesën e parë. Goli i shënuar nga Payet në pjesën e dytë shërbeu vetëm si statistikë. Swansea arriti të mposhtë Newcastle me rezultatin 2-0 duke vijuar kështu ecurinë e pozitive të rezultateve pas barazimit me Chelsea në javën e parë.

imageEdhe Everton që luajti më herët mori një fitore fantastike përballë Southampton. Djemtë e drejtuar nga Martinez shkatërruan 0-3 në fushën e tyre “The Saints” duke i shkaktuar kështu një humbje të rëndë falë dopietës së Lukakut dhe një goli të Ross Barkley. I vetmi barazim në këtë javë deri më tani u shënua në ndeshjen Watford-West Brom që përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa Sunderland u mposht në fushën e vet nga të rikthyerit në Premier League, Norwich City me rezultatin 1-3.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.