Luhet Kategoria e Dytë, ja rezultatet në të dy grupet

0
SHPËRNDAJE

imageJanë zhvilluar sot ndeshjet e javes së 14-të të Kategorisë së Dytë të cilat nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim në kryesimet e dy grupeve ku Shënkolli kryeson grupin A, ndërsa Naftëtari grupin B.

Në grupin A, Shënkolli është ndalur në barazim 1-1 me Tiranën B, ashtu si Kevitani me Tiranën B.

Me të njëjtin rezultat, në barazim 1-1 janë ndarë edhe Internacional Tirana me Albpetrolin. 2-2 është rezultati I përballjes mes Velecikut e Albpetrolit që ndajnë nga një pikë me njëra tjetrën.

Luzi United ka fituar në shtëpi me Vorën, ndërsa Egnatia ka mundur në transfertë Sukthin.

Kategoria e dytë, Java e 14-të

Grupi A
Tirana B- Shënkolli 1-1

Kevitan-Partizani B 1-1

Veleciku-Gramshi 2-2

Internacional Tirana-Albpetrol 1-1

Luzi United-Vora 3-2

Sukthi-Egnatia 1-2

Në grupin B, kryesuesit e Naftëtari fitojnë në transfertë me Domosdovën, e të njëjtën gjë bën dhe Tomori që mundi Përmetin.

Fitore në transferta kanë regjistruar dhe Tepelena me Orikumin që kanë mundur Gramozin dhe Himarën.

Memaliaj ka mundur në shtëpi Bilisht Sportin, ndërsa Skrapari është ndarë me barazim 0-0 me Delvinën.

Kategoria e dytë, Java e 14-të

Grupi B
Domosdova-Naftëtari 1-2

Përmeti-Tomori 0-1

Gramozi-Tepelena 1-3

Himara-Orikumi 0-3

Memaliaj-Bilisht Sport 3-0

Skrapari-Delvina 0-0

S'KA KOMENTE

Comments are closed.