Formula 1/ Luis Hamilton sërish “Pole Position”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

lewis-hamiltonLuis Hamilton nuk di të ndalet. Piloti britanik i Mercedes ka regjistruar në “shtëpinë” e tij në Silverstone pole positionin e 8-të sezonal dhe të 46-tin sezonal duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Nico Rosberg. Mercedes duket se është një shkallë më lart se skuderitë e tjera duke qenë se po dominojnë këtë sezon duke mos pasur rivalë. Pas dy pilotëve të Mercedes u renditën dy Williams me Felipe Massa-n përpara shokut të skuadrës Valteri Bottas.

Rezultat zhgënjyes për dy Ferrari-t, pilotët e të cilit u renditën vetëm në vendin e 5-të dhe të 6-të, me Kimi Raikkonen që u rendit përpara shokut të skuadrës. Në vendin e 7-të Kvyat, i 8-ti Sainz, i 9-ti Hulkenberg dhe në vendin e 10-të Ricciardo.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.