Luiza Gega argjend në 800 metra

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Atletikë/ Atletika e ka nisur me medalje Kampionatin Ballkanik, që ka nisur në Pitesht të Rumanisë. Atletja jonë rekordmene, Luiza Gega, ka arritur të fitojë medalje argjendi në ditën e pare në garën e 800 metrave. Gega startoi në baterinë A, duke shënuar kohën 2’03”45, e cila rezultoi edhe koha e dytë më e mirë në këtë disiplinë, duke i siguruar Gegës edhe medaljen e argjentë.

imageKjo ishte edhe arritja edhe më e mirë e ditës së parë të këtij Ballkaniku me të cilën mund të krenohet FSHA-ja, pasi atletët e tjerë të ekipit kombëtar në disiplinat e tyre lanë mjaft për të dëshiruar, duke u renditur thuajse në të gjitha garat në vendet e fundit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.