Luiza Gega mbyll përfaqësimin e Shqipërisë në Rio 2016

0
SHPËRNDAJE

13876258_1749053508693951_5705141273832514249_nGara në 3,000 metra me pengesa ku garoi Luiza Gega ishte e fundit për Shqipërinë në Lojërat Olimpike 2016 të zhvilluara në Rio. Një vend zhgënjyes i 16-të por paraqitje mëse e kuptueshme pasi pritej kjo si pasojë e një dëmtimi të pësuar kohët e fundit nga atletja e spikatur shqiptare që vetëm pak më parë doli nënkampione e Europës.

Por kjo Olimpjadë nuk do të kujtohet edhe aq për rezultatet e atletëve tanë që përvec Izmir Smajlajt dhe Luiza Gegës, ishte në nivel të mirë. Përkundrazi, Rio 2016 do të mbesë gjatë në kujtesën e të gjithëve për injorancën dhe gafat e pafund të delegacionit drejtues olimpik shqiptar të cilët konfirmuan edhe njëhere tjetër paraqitjen e tyre jashtë e brenda të një jashtëqitje të vërtetë me të gjithë kuptimin e fjalës.

Nevojë për revolucion? Më saktë, nevojë për ta shkrirë e rinisur nga e para cdo gjë e pse jo për të hetuar e dërguar mbas hekurave këta abuzues të pangopur që tallen me djersën e sportistëve dhe emocionet e tifozëve të thjeshtë.

@copyright.minuta90.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.