Lukaku tregon klas brenda dhe jashtë fushës (Video)

0
SHPËRNDAJE

lukakuSulmuesi i Everton, Romelu Lukaku ka qenë protagonist i një gjesti për tu duartrokitur gjatë ditës së shtunë. Everton luante kundër Southampton dhe gjatë nxemjes së skuadrave, Lukaku ka goditur pa dashur një tifoze me top duke e lënduar atë. Menjëherë pasi vuri re diçka të tillë, Lukaku e ndëpreu nxemjen dhe shkoi menjëherë drejt tifozes duke i kërkuar falje, e përqafoi dhe më pas i dhuroi bluzen e tij. Të gjithë të pranishmit në stadium u ngritën në këmbe dhe duartrokitën gjestin e mrekullueshëm të Lukakut.

Në vijim  do të gjeni videon e ngjarjes:

S'KA KOMENTE

Comments are closed.