Lulaj dhe Latifi tregojnë emocionet pas ndeshjeve si kuqezi

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Dy lojtarët e Skënderbeut, Bruno Lulaj dhe Liridon Latifi u bashkuan sot me skuadrën bardhekuqe në Korçë pas dy ndeshjeve mjaft pozitive me Kombëtaren U21 ndaj Greqisë dhe Hungarisë. Dy futbollistët e korçarëve kanë zhvilluar dy ndeshje të një niveli të mirë duke treguar edhe njehere cilsësitë e tyre në fushe, por mbi të gjitha janë shembulli i rritjes së nivelit të kampionatit Shqipëtar që tashme mund të dërgojë në Kombëtare lojtar me nivel, po njësoj si bashkëmoshataret e tyre që lujnë në kampionate të ndryshme europiane.

imageLatifi dhe Lulaj ne një prononcim të përbashkët për websitin zyrtar të klubit kanë folur për emocionet e mëdha që kanë perjetuar me fanellën kuqezi, objektivat e tyre për të ardhmen si dhe për objektivin e klubit për të fituar titullin e gjashtë radhazi në kampionat.

Jeni titullar tek Shpresat. Cfare emocioni eshte te perfaqesosh kombin dhe sa shanse kualifikimi kemi per ne europian ?

Liridon Latifi: “Janë emocione të veçanta çdo herë kur mbaj veshur fanelën e Kombëtares sepse peshon shumë, çdo fjalë më shumë është e tepërt. Mendoj që kemi shanse të mira kualifikimi, na kanë mbetur edhe 2 ndeshje dhe shpresojmë t’i kalojmë me sukses, kemi një skuadër shumë të mirë dhe një trajner shumë të mirë i cili na shtyn të japim maksimumin në çdo moment.”

Bruno Lulaj: “Të përfaqësosh Kombin tënd është një ndjesi shumë e veçante. Ndihem krenar që më është dhënë kjo mundësi. Mund të them që çdo ndeshje ka emocionet e saj, e aq më tepër ato të Kombëtares shqiptare. Kualifikimi është një objektiv i vështirë, ne jemi optimiste dhe do mundohemi të ecim me këtë ritëm e të japim maksimumin në fushe në dy ndeshjet e mbetura.”

Kur mund t’ju shohim me ekipin e parë?

Liridon Latifi: “Nuk di c’të them pasi kjo është në dorën e trajnerit De Biasi. Di të them që kur trajneri i Kombëtares të ketë nevojë për mua, unë do të jem gati t’i shërbej atij dhe Kombëtares sonë.”

Bruno Lulaj: “Është një ëndër për mua që të luaj me ekipin e parë pasi është arritja më e madhe e çdo futbollisti. Shpresoj që në të ardhmen të kem shansin të jem pjesë e ekipit të parë.”

Pak javë nga fundi. E diskutoni titullin kampion?

Liridon Latifi: “T’a diskutoj titullin kampion më duket e kote sepse ne e kemi në dorë vetëm fitimin e Kupës, mendoj se jemi në rrugen e duhur për t’a sjellë Kupën në Korçë pasi ekipi po paraqitet mjaft mirë nga ndeshja në ndeshje.”

Bruno Lulaj: “Janë edhe 9 ndeshje deri në fund të kampionatit. Çdo njëta prej tyre do të jetë si një finale për ne. Ne jemi shumë optimistë, duke vlerësuar maksimalisht çdo ndeshje do e arrijmë objektivin kryesor, të sjellim titullin e gjashtë rradhazi kampion në Korçë.”

Ne fund dy futbollistet e Skenderbeut tregojne objektivat personale per sezonin e ardhshem.Latifi prej kohesh nje prej lojatreve me te kerkuar ne merkato ndersa synimi i mbrojtesit bardhekuq Bruno Lulaj eshte nje vend titullari sezonin e ardhshem tek Skenderbeu.

Mendon se sezonin tjetër  do t’iu shohim si Peter dhe Berishën, jashtë vendit?

Liridon Latifi: “Nuk mundem të them që do largohem sepse nuk ka dicka konkrete rreth kësaj çështje. Unë mund të them vetëm që ndjehem mirë me fanellën e Skënderbeut dhe jam i përqendruar tek objektivat e klubit.”

Mendon se sezonin tjeter duhet te jeni titullar ne korce?

Bruno Lulaj: “Unë po stërvitem çdo ditë edhe më fortë që të ndihmoj ekipin tim kur të ketë nevojë për mua, pastaj ky është vendimi i trajnerit, dëshira ime është që të jem titullar vitin e ardhshëm në Korçë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.