Luliç: Shqipëria ka shumë lojtarë të rinj, për ne ishte një ndeshje e rëndësishme

0
SHPËRNDAJE
loading...

Mesfushori i Bosnjës, Senad Luliç, i cili realizoi golin e dytë të fitores së Bosnjës në miqësoren ndaj Shqipërisë në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlerësoi si pozitive lojën e kuqezinjve. Megjithatë ai nuk i dha rëndësi rezultatit duke qenë se ishte një ndeshje miqësore, edhe pse u shpreh i kënaqur për fitoren në një ndeshje ku Bosnja provoi shumë lojtarë të rinj.

“Kam gjetur një Shqipëri ndryshe sepse ka shumë lojtarë të rinj. Për ne ishte një ndeshje e rëndësishme për të parë formën e disa lojtarëve të rinj dhe jemi të kënaqur që fituam.”

“Dëshira për të fituar është nga të dyja anët dhe të dyja skuadrat kemi luajtur për të fituar. Sot ishim më mirë ne, por kjo është vetëm një miqësore. Ne provuam shumë futbollistë të rinj që nuk kanë mundësi të luajnë shpesh.”

“Shqipëria luajti shumë mirë, por pësoi një gol të shpejtë me penallti në minutën e 7-të. Ne i bëmë golat në momentin e duhur, ndërsa ata ishin më mirë në pjesën e dytë.”

“E dinim që nga dita e parë që kemi një grup të vështirë, por jo më të vështirë se Shqipëria. Do të luajmë kundër Greqisë dhe Belgjikës në shtëpi, ç’ka është diçka pozitive sepse luajmë para publikut tonë dhe do provojmë fitoren. Megjithatë jemi 3 skuadra për dy vende”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Bosnjës, Senad Luliç. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.