Lumë parash në Vlorë

0
SHPËRNDAJE

15202651_1272523859489800_6853359749506420226_nShpërndahen më në fund pagat në Vlorë. Klubi Flamurtari ka depozituar mbrëmë në darkë plot pesë paga në llogaritë bankare të lojtarëve dhe pjestarëve të stafit teknik.

Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të klubit vlonjat, por edhe vetë futbollistët, që mbrëmjen e djeshme janë parë më të gëzuar se kurrë pas pritjes së stërzgjatur. Bashkë me pesë pagat që kanë kaluar në llogaritë bankare, klubi ka hedhur edhe 30% bonus për tre muajt vonesë, ç’ka do të thotë 10% për çdo pagë të secilit lojtar.

Që në orët e para të të mëngjesit të djeshëm, ka qenë vetë drejtori i klubit, Ardi Behari, i cili ka shkuar në ambientet e bankës, ku dhe ka kryer veprimet përkatëse, teksa lojtarët janë paguar deri në dhjetor. Pra, janë marrë rrogat e muajve gusht, shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor.

Natyrisht, me muajin e fundit që është dhënë paradhënie, pasi, sipas kontratave, lojtarët duhet të shlyheshin në janar. Kësisoj, presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, mban premtimin, duke likuiduar lojtarët. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.