LUP-JAVA Kategoria Superiore, java e 23-të. Durim…!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Sporti Sipas Bakut

Durim…!
Që rivaliteti i këtij kampionati ka prekur majën, ndryshe nga sezonet e shkuara, kjo s’ka shumë dyshim. Shikoni zhvillimet e javës dhe do të jeni në një mendje me ne.

Teutës i mjafton një penallti e kthyer në gol për të kaluar Korabin që me sa duket do të kujdeset për të mos u “hardallosur” në javët e mbetura të rrugëtimit të tij një-vjeçar në elitë. Dibranëve iu ka sosur “durimi” dhe kjo simbiozë duket se në vijim ju përket të gjithë ekipeve të tjerë pjesëmarrës në garë.

Skënderbeu mban ritmin dhe në Shkodër jo vetëm që merr tri pikë të arta, por njëherazi fut në “sherr” vendasit që me sa duket ndjejnë se janë lëkundur në pozitat e mira që kishin javë më parë. Mungesa të shumta, dhe në fund humbja e durimit për të pritur javën që vjen ndërsa shkodranët do të udhëtojnë drejt Gjirokastrës. Skuadrës surprizë të edicionit, Luftëtarit, fatkeqësisht këtë të shtunë nuk u shfaq e tillë.

Në shtëpi ka qenë Laçi i Kurbinit ai që iu ka rrëmbyer barazimin. Në fakt ata që ishin më të “paduruar” u panë bardhezinjtë që luftuan fort për të mos dalë pa pikë nga jugu i Shqipërisë. Një penallti e dyshimtë për vendasit, (kthyer në gol) është rikuperuar nga Jonuzi.

Gjithësesi, mjaft interesant kreu, teksa Kukësi i vendit të parë, gati e humbi “durimin” në përballjen e sotme në shtëpi me Partizanin. Duel titulli, por dulel dhe në tribuna teksa ndeshja u ndal për katër minuta. Shkak u bë mosdurimi mes tifozërive, çka solli dhe tension në shkallët e stadiumit të çuditshëm. Starova mori një pikë që më së shumti i bën nder Skënderbeut, ndërkohë që barazimi pa gola tregon se verilindorët dalëngadalë po e humbasin “afrimitetin” me golin. Një gol i anulluar (me të drejtë) dhe një shtyllë nuk mjaftuan që Gjoka me të tijtë të mbetet i vetëm në ”timon”.

Në kryeqytet sërish duhet folur për “durimin”. Tirana duhet të durojë mungesën e tifozërisë dhe të luajë fort për të thyer Duron me Flamurtarin e tij. Ekuilibrat ruhen deri në fund atëherë kur futbollisti i Tiranës Bajrami s’fumoi një top gol në limite… Megjithatë dhe këtu paqe që me sa duket më shumë i vlen Tiranës.

Flamurtari vijon të mbetet në zonën e “shporrjes”. Aty ku durimi soset dhe java që pason duket se është një “vit” larg. Për të fituar pikë dhe parë se çfarë ngjet me rivalët në fund.

Kështu! Java e 23-të dha verdikte interesante. Së paku një skuadër e “mbylli“. Të tjerat duhet të durojnë e të “durojnë”! Një kampionat i çmendur nën diktatin e luftës së fortë sportive. Sepse në majë, ka mbrritur “mjeshtri”-Skënderbeu. Ai që po “kalëroi” në këtë fazë të garës, zor se bie nga kreu. Për të mos u ngatërruar me fundin. Luftëtari, Tirana domosdo që duhet të bëjnë llogarinë me fundin. Teuta dhe Laçi, po shfaqen shumë të forta në këtë gjysmë të dytë të garës. Ndërsa Vllaznia dhe Flamurtari, është mirë që të sheshojnë polemikat me ata që i rrethojnë dhe të marrin përsipër ruajtjen e dinjitetit të së shkuarës. Punë…durimi!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.