Lushnja bën blerjen e parë

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Lushnja kryeson grupin B në Kategorinë e parë dhe rivali i sa kryesor është Bylisi i cili për hir të të vërtetës ka organikë më të pasur se Lushnja.

Verdhejeshilët synojnë rikthimin në Superiore dhe për këtë pritet të bëjnë disa ndërhyrje në merkato që të përforcohen dhe të ruajnë ritmin edhe në rast dëmtimesh.

Afrimi i parë është konfirmuar tashmë, pasi mbrojtësi Erjon Sula, i cili ishte larguar pak kohë më parë te Tomori i Beratit, do të riveshë fanellën verdh-jeshile të Lushnjes, me të cilën ai ka luajtur edhe në Superiore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.