Lushnja / Bomberi i jep edhe 3 ditë kohë drejtuesve

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Lushnja ka nisur nga puna në fushë prej gati tre javësh, ndërkohë që tashmë kanë nisur edhe afrimet.

Disa prej lojtarëve kanë rinovuar, por ka edhe të tjerë që ende nuk kanë rënë dakord, sikurse sulmuesi Mikel Canka, që ka deklaruar në “Panorama Sport” se i pret drejtuesit edhe tre ditë për të gjetur akordin financiar. Prej disa ditësh ai nuk ka dalë në stërvitje.

Ndërkohë, me Lushnjen ka firmosur mesfushori Agim Meto si dhe të hënën pritet që nën urdhrat e trajnerit Bano të vihet mesfushori Orgest Gava, sikurse raporton “Sport Ekspres”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.