Lushnja / Byzhyti: Kemi eksperiencë në Superiore. …por tifozët presin sponsor

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Lushnja është një ndër të paktat ekipe që nuk ka pësuar ndryshime gjatë merkatos së verës. Grupi që mbylli sezonin do të ruhet dhe kjo u kuptua edhe gjatë seancave të para stërvitore, ku të gjithë lojtarët u vendosën nën urdhrat e Artan Banos. Që të zyrtarizohet gjithçka, fillimisht pritet rinovimet.

Verdhejeshilëve u janë bashkuar Pepa, Bitri dhe Qejvani, ndërsa në vazhdim priten edhe afrime të reja. Alban Bizhyti duket optimist për të ardhmen, teksa për “Panorama Sport” analizon javën e parë të përgatitjeve. Sipas mbrojtësit lushnjar, objektivi është vetëm mbijetesa.

“Pas një sezoni të suksesshëm në Kategorinë e Parë, ku u sigurua rikthimi në elitë, kemi filluar të përgatitemi për sezonin e ardhshëm. Lushnja nuk e ka për herë të parë Superioren. Pothuajse të gjithë futbollistët që stërviten me Lushnjën kanë luajtur gjatë karrierës së tyre në elitë dhe ky fakt është një ‘bonus’ i madh për ne.

Jemi të vetëdijshëm që është një kampionat i gjatë dhe i vështirë, por nëse lufton, asgjë nuk është e pamundur. Skuadra po përgatitet për ta përballuar me sukses kampionatin dhe mendoj se do t’ia dalim”, u shpreh fillimisht qendërmbrojtësi.

Alban Byzhyti ka luajtur me Lushnjën që në moshën 18-vjeçare (13 prill 2002, Flamurtari-Lushnja 1-1), madje duke shënuar që në premierë. Pas disa aktivizimeve te Shkumbini dhe Tomori, ai është stabilizuar në vendlindje, duke dhënë edhe kontributin në ngjitje e skuadrës.

“Jam munduar që të jap gjithnjë më të mirën te Lushnja, duke u përgatitur dhe duke dhënë maksimumin në fushën e lojës. Këtë do të bëjmë edhe këtë sezon. Jam i bindur se do të bëjmë një kampionat pozitiv, ku sigurisht synimi është mbijetesa”, u shpreh qendërmbrojtësi Alban Byzhyti. Pas pushimit të së dielës, skuadra do të dalë sërish sot pasdite në fushë për të vijuar me përgatitjet në kuadër të sezonit të ri.

Sakaq tifozët presin afrimin e ndonje donatori sepse ky grup nuk e garanton dot mbijetesën pa financa të shëndosha.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU