Lushnja e goditjeve standarte

0
SHPËRNDAJE

sopoti-lushnja-470x265Lushnja vazhdon të kryesojë me meritë Kategorinë e Parë. Të besuarit e Artan Banos janë duke ecur në hapa tepër pozitiv dhe ende nuk njohin asnjë humbje. Por e vecanta e këtij ekipi është forca goditesë në goditjet standarte. Kujtojmë të paktën disa nga ndeshjet e fundit si p.sh derbi ndaj Apolonisë ku fitorja erdhi nga një goditje standarte nga Canka. Kalojmë tek ndeshja me Pogradecin 3-3, dy gola sërish erdhën nga goditja standarte.

Gjithashtu edhe ndaj Dinamos goli i Branicës erdhi nga një goditje standarte. Stradegjia e lushnjarëve është e thjeshtë për tu analizuar, por deri tani askush s’po merr masa për ta ndaluar këtë gjë. Mbase shtatlartësia e disa lojtarëve të këtij ekipi bënë që kundërshtari të jetë i pafuqishëm në luftën në ajër për t’i frenuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.