Lushnja. Ja bilanci i fazës së parë. Kapiteni Sefa dhe Mone më aktivët

0
SHPËRNDAJE

Lushnjarët kanë grumbulluar pesë pikë në fazën e parë të kampionatit dhe ndodhen në vendin e fundit të renditjes. Verdhejeshilët e nisën fazën e parë tri ndeshje radhazi në fushë asnjanëse dhe një në fushën kundërshtare. Në javën e katërt, skuadra verdhejeshile hyri në normalitetin e garës duke i luajtur në “Roza Haxhiu” ndeshjet në shtëpi dhe në fushë të kundërshtarit, takimet në transfertë.

Te Lushnja janë aktivizuar 20 lojtarë, nga 25 të federuar. Kapiteni i skuadrës, Fatjon Sefa, dhe mbrojtësi i krahut të majtë, Arbër Mone, janë të vetmit futbollistë me minutazh të plotë, 810 minuta. Pas tyre më së shumti është aktivizuar mesfushori Orgest Gava me 805 minuta.

Futbollistët që janë aktivizuar më pak janë mesfushorët Ledjan Taullau me 123 minuta, në katër ndeshje dhe Gentian Çela me 23 minuta, në dy ndeshje. Lushnjarët kanë shënuar vetëm katër gola në këtë fazë të parë të kampionatit. Dy gola i ka shënuar kapiteni Sefa dhe nga një gol kanë shënuar mesfushori Orgest Gava dhe mbrojtësi Kristi Marku. Vetëm portieri Spaho ka marrë karton të kuq te lushnjarët.

Për herë të parë në sistemin trepikësh në kampionatin elitar, Lushnja ka pesë pikë në një fazë të kampionatit. Skuadra verdhejeshile ka dy herë më pak pikë sesa në pjesëmarrjen e fundit të saj në Superiore me dhjetë skuadra dhe katër faza. Nga 25 lojtarë të federuar, te Lushnja janë aktivizuar 20 futbollistë.

Mesfushori Erlind Korreshi vijon të jetë i dëmtuar, që nga miqësorja me Leçen tre muaj më parë. Mbrojtësi Elvis Premçi dhe mesfushori Aldo Vodo janë aktivizuar vetëm në ndeshjet te Kupës me Apoloninë. Ndërsa mesfushori Melis Haxhiu dhe sulmuesi Aldo Malaj nuk janë aktivizuar gjatë këtij sezoni.

Lojtaret sipas minutave

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU