Lushnja / Ja dy afrimet e para për superioren

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Ibrahim Bejte është i Lushnjes dhe këtë e ka konfirmuar vetë lojtari në një deklaratë të dhënë në gazetën “Sport Ekspres”, por do t’i bashkohet skuadrës javën e ardhshme, pasi ka disa angazhime personale.

Kështu porta kompletohet me dyshen Spaho-Bejte, ndërkohë që pritet të ketë edhe të tjera afrime. Mbrojtësi Enea Bitri i është bashkuar gjithashtu lushnjarëve, ashtu sikurse pritej.

Bitri ka qenë pjesë e skuadrës së Tomorit dhe pritet të nënshkruaje me Lushnjen. Drejtuesit e klubit gjithashtu po punojnë për të afruar edhe të tjerë lojtarë cilësorë, për ta plotësuar sa më parë ekipin, pasi më pas do të nisen jashtë vendit për të zhvilluar fazën përgatitore.

Ibrahim Bejte

S'KA KOMENTE

Comments are closed.