Lushnja “kantier”, vijnë 2 nga Sopoti

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Lushnja vijon përgatitjet në stadiumin “Roza Haxhiu”, ndërkohë nën urdhrat e trajnerit Artan Bano kanë mbetur pjesa më e madhe skuadrës së vitit të shkuar, që do të jetë baza e ekipit edhe në Superiore.

Sigurisht gjatë kësaj periudhë do të ketë edhe afrime të tjera dhe në klubin verdhejeshil po punojnë për të bërë lëvizjet e duhura.

Ditën e djeshme nën urdhrat e stafit teknik është vënë edhe portieri Ibrahim Bejte dhe mbrojtësi Arbër Mone, ky i fundit pjesë e Lushnjes që në janar.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe me lagunarët janë përgatitur edhe mbrojtësi Enea Bitri dhe mesfushori Ardi Qejvani, që vjet ishte pjesë e Sopotit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU