Lushnja mat forcat me Laçin

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Lushnja ka nisur përgatitjet që në fillim të muajit korrik, por ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje miqësore, por sot skuadra e Banos do të zhvillojë të parë.

Prej orës 17:30, në stadiumin “Roza Haxhiu”, verdhejeshilët do të presin në tjetër skuadër të Superiores, Laçin e drejtuar nga Stavri Nica.

Kurbinasit kishin programuar të luanin me Kamzën, por ajo miqësore u anulua dhe tashmë do të përballen me Lushnjen. Për bardhezinjtë kjo është miqësorja e tretë, pasi më parë kanë luajtur me Teutën dhe me Lirinë e Prizrenit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.