Lushnja me 2 mungesa ndaj Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Të shtunën nis kampionati dhe Lushnja, për fat të keq, ndeshjen e parë e zhvillon në stadiumin e Fierit, sepse “Roza Haxhiu” nuk është gati, për shkak të punimeve për rikontruksionin e tij.

Dy mungesa do të ketë trajneri Artan Bano në ndeshjen me Vllazninë. Mesfushori Erlind Korreshi ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale dhe i duhet kohë që të riaftësohet. Mungesa e dytë është ajo e sulmuesit Brunild Pepa, i cili sezonin e fundit luajti piëkrisht për kundërshtarin e radhës.

Pepa është dënuar me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës në fund të sezonit që shkoi, por ka shlyer vetëm një, atë të javës së fundit, kur Vllaznia u ndesh me Tiranën. Ka edhe një ndeshje pezullim, pasi klubi nuk ka mundur ta shlyejë me pagesën përkatëse dënimin e mbetur. Dy mungesa të rëndësishme për Lushnjën në premierë. Në sulm do të jetë Canka, ndoshta i vetëm.

Por sipas “Sport Ekspres” priet që drejtuesit e klubit t’ia shlyejnë dënimin duke bërë pagesën prej 1 milion lekësh në FSHF, çka bën të mundur që Pepa të luajë ndaj kuqebluve. Të presim e të shohim a do  jetë Pepa në majën e sulmit lushnjar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.