Lushnja me mungesa: Do tentojmë gjithçka

0
SHPËRNDAJE

Lushnja kryesuese do të luajë sot në “Adush Muça” të Ballshit një ndeshje me karakter deciziv në garën për të fituar grupin.

Verdhejeshilëve u intereson një rezultat pozitiv për të ruajtur ose thelluar diferencën me ballshiotët. Vetëm në këtë mënyrë Lushnja do të konkretizonte një sezon të jashtëzakonshëm të një rekordi absolute, nëntë muaj pa humbje.

Kapiteni i Lushnjës, Gentian Çela, në një prononcim për gazetën “Panorama Sport” shprehet: “Është një ndeshje shumë e rëndësishme
dhe e kemi vlerësuar. Lushnja është përgatitur për të dhënë më të mirën e saj. Jemi ndeshur disa herë me Bylisin. E kemi mundur në
fazën e parë. Jemi mundur dy sezone më parë në Lushnjë. I kemi pranuar rezultatet sepse ky është futbolli. Edhe në këtë ndeshje le të fitojë ajo skuadër që do të luajë më mirë, që do të gabojë më pak dhe që do të ketë fatin me vete. Është një ndeshje e hapur dhe me tre rezultate. Ne do të luajmë mundësitë tona për rezultatin pozitiv”, është shprehur kapiteni Çela.


Mungesat Te lushnjarët do të mungojë qendërmbrojtësi Alban Byzhyti që është i skualifikuar, pasi ka plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë. Një tjetër mungesë
është ajo e mesfushorit Ergys Alushi që është i skualifikuar pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e kaluar me Shkumbinin.
Lushnjarët kanë përfunduar përgatitjet në kuadrin e ndeshjes së sotme me Bylisin duke e zhvilluar seancën e djeshme stërvitore
në të njëjtin orar me ndeshjen e sotme, në fushën sportive pranë stadiumit “Roza Haxhiu”.

Fusha e impiantit lushnjar ka qenë e zënë me ndeshjen e të rinjve Lushnja- Pogradeci. Lushnjarët duken të qetë para supersfidës së
sotme me Bylisin. Verdhejeshilët do të udhëtojnë brenda ditës drejt qytetit të “naftës” dhe pritet të jenë në “Adush Muça” 90 minuta para se të fillojë sfida.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.