Lushnja me organikë të njëjtë, por do Superioren

0
SHPËRNDAJE

lushnja
Lushnja e këtij edicioni nuk ka pësuar shumë ndryshime krahasuar me sezonin e kaluar.
Skuadra do të mbështetet sërish te futbollistët e shkollës verdhejeshile që përbëjnë bazën e ekipit. Kuçovari Ergys Alushi do të luajë sezonin e dytë radhazi në stadiumin “Roza Haxhiu”, ndërsa janë rikthyer pas një sezoni Branica dhe Canka.

Një tjetër peqinas është afruar te verdhejeshilët dhe ai është peqinasi Endri Magani.
Për sa u përket largimeve; kavajasi Kuli la futbollin e luajtur, ndërsa Aldo Vodo kaloi te
Kamza. Kështu, Lushnja e këtij edicioni mund të jetë me Spahon në portë; në mbrojtje Magani, Xhafa, Byzhyti, Bufasi, në mesfushë, Branica,
Taullau, Alushi, Ruço; në sulm, Canka, Sefa. Trajner Artan Bano.

Lushnja përgatitet të luajë sezonin e tretë radhazi në Kategorinë e Parë, ndërsa objektivi i konfirmuar nga presidenti Fatos Tushe është kalimi në Kategorinë Superiore. “Siç e kemi deklaruar, objektivi për edicionin e sivjetshëm është kalimi i skuadrës në Kategorinë Superiore”, është shprehur kryebashkiaku- president.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.